Kurti e falënderon Erdogan për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Turqi për vizitë pune, ku edhe ka mbajtur një konferencë për media së bashku me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë kësaj konference Kurti ka bërë të ditur se me Erdogan kanë folur për bashkëpunimin në ekonomi e tregti.

Folëm për mundësit e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar të sigurisë e të mbrojtjes. Diskutuam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, jemi gjithë gjithmonë mirënjohës për rolin e Turqisë për intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës që solli çalimin dhe paqen në vend. Për kontributin e pa kursyer për ndërtimin e institucioneve, shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e plotë e të pa kursyer të Turqisë në politikën e jashtme.” – ka thënë ai.

Kurti e ka falënderuar Erdogan për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në KiE. Në NATO na bashkon orientimi e në KiE vlerat. Në të dyja na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon Evropa.” – ka thënë Kurti nga Turqia

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit