Klubet e Premier Leauge kërkojnë përjashtimin e Manchester City-t

Të gjitha ekipet e Premier Leauge janë duke kërkuar që skuadra e Manchester Citz-t të përjashtohet nga elita e futbollit anglez, në rast se ata shpallen fajtor për shkelje të rregullave “Fair Play” financiar.

 

 

Sipas asaj që shkruan britanikja, “The Sun”, klubet e Premier League-s kërkojnë një vendim të shpejtë, dënimin e kampionëve në fuqi para përfundimit të sezonit.

Martin Lipton publikon në mediumin britanik se presidenti i një klubi të Premier League-s thotë se “duhet të ketë një dënim proporcional me shkeljet dhe e vetmja gjë e përshtatshme është që City të bien nga kategoria. Bëhet fjalë për abuzime që janë kryer prej një dekade dhe ne duam që Premier League ta bëjë siç duhet”.

 

 

Premier League lëshoi ??një deklaratë duke akuzuar Manchester City-n për “shkelje të shumta të supozuara të rregulloreve financiare”.

Ekipi i “Etihad Stadium” akuzohet se nuk ka dhënë “informacion të vërtetë” dhe nuk ka zbatuar rregulloret e UEFA-s për sa i përket “Fair Play”-t Financiar dhe licencimit.

Disa nga veprat kryesore për të cilat akuzohet Manchester City janë fshehja e burimit të vërtetë të financimit nga klubi, deklarimi i vetëm një pjese të pagave të lojtarëve dhe trajnerëve dhe pengimi i qëllimshëm i hetimit që u hap në dhjetor të vitit 2018.

Në rast se ata shpallen fajtor, atëherë do të hiqeshin edhe titujt në Premier Leauge që i ka fituar gjatë kësaj periudhe./Albanianpost.com

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit