Më shumë se për çdo gjë tjetër, Madonna është komentuar për dukjen në “Grammy Awards 2023”.
Këngëtarja, 64 vjeçe, shpjegoi se kishte qenë e emocionuar të prezantonte Sam Smithin dhe Kim Petras (e cila u bë gruaja e parë që performoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe fitoi një Grammy) përpara “performancës së tyre për të krijuar histori” për “Unholy”, por në vend të kësaj, njerëzit zgjodhën të fokusoheshin në pamjen e saj.
“Në vend që të fokusohesha në atë që thashë në fjalimin tim, i cili kishte të bënte me falënderimin për të prezantuar artistët si Sam dhe Kim – Shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër, të marra me një kamerë me lente të gjatë nga një fotograf shtypi që do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo”, tha ajo.
Madonna vazhdoi duke thënë se ajo “asnjëherë nuk ka kërkuar falje për asnjë nga zgjedhjet kreative” që ka bërë, as për mënyrën se si duket apo vishet – dhe nuk do ta bëjë sërish.
“Jam degraduar nga media që në fillimet e karrierës sime, por e kuptoj që e gjithë kjo është një provë dhe jam e lumtur të bëj rrugën e duhur në mënyrë që të gjitha gratë pas meje ta kenë më të lehtë në vitet në vijim”, vazhdoi mes tjerash ikona e muzikës.
Madonna e përfundoi postimin duke thënë se do të vazhdojë të shijojë sa më shumë jetën, pavarësisht kritikave apo paragjykimeve të të tjerëve. /Telegrafi/