5 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Krasniqi flet për Ditën e Pavarësisë me fëmijët e një shkolle të Prizrenit që lindën më 2008

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në javën që ai ka caktuar si atë të pavarësisë, ka shkuar në Prizren për të takuar fëmijët e lindur në vitin 2008, të shkollës fillore “Zef Lush Marku”, me të cilët tha se ka bashkëbiseduar për rrugëtimin e deritanishëm të shtetit të Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i kënaqur që ka ndarë me ta emocionet e ditës së shpalljes së Pavarësisë.

“Ishte kënaqësi të ndaj me ta emocionet e papërsëritshme të asaj dite, si një ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Ishte ëndërr e realizuar. Ëndrrat e tyre më treguan edhe ata, përmes disa punimeve të jashtëzakonshme: Kosova si një vend i zhvilluar dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë, Kosova pjesëmarrëse në kampionatin botëror të futbollit dhe me suksese të tjera në sport, Kosova në BE dhe në NATO – ishin disa prej ëndrrave të tyre”, shkruan Krasniqi.

Kreu i PDK-së po ashtu tha se është fatkeqësi që, sipas tij, aktualisht rinia e vendit po e sheh realizimin e ëndrrave të tyre në shtete tjera.

“Është fatkeqësi situata me të cilën po ballafaqohemi aktualisht, ku rinia jonë po e sheh realizimin e ëndrrave të tyre në shtete tjera. Ëndrrat e të rinjve tanë duhet të jenë prioriteti dhe frymëzimi ynë i përditshëm, që bashkë të nisim një etapë të re të zhvillimit të shtetit tonë, që ato ëndrra të realizohen këtu – në Kosovën tonë. Krahas zotimit se do të jem mbështetësi më i madh i ëndrrave që ata kanë – atyre u kërkova vetëm një gjë: Besoni në një të ardhme më të mirë – Besoni në Kosovë”, shkruan

Më Shumë

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan plot 100 aksidente. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 26...

LDK-ja në Prizren ka marrë 6,224 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 6,224 vota, që përbëjnë 8,73% të votave në  Prizren, sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lajmet e Fundit