Nxënësit e “Loyola-Gymnasium” vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Itali

Gjatë qëndrimit në Romë, në kuadër të një vizite studimore, një grup nxënësish të “Loyola-Gymnasium” kanë vizituar sot pasdite Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, ku janë pritur ngrohtësisht nga Lendita Haxhitasimi, Amabasadore e vendit tonë në këtë shtet.

Ajo shprehu kënaqësinë e saj të veçantë që për herë të parë po priste një numër kaq të madh vizitorësh nga Kosova. Kjo vizitë është realizuar sot, në ditën kur Kosova feston ditëlindjen e saj të 15-të, me ç´rast për të gjithë ishte një moment feste e me emocione të veçanta.

Drejtori i “Loyola-Gymnasium”, Enver Sulaj, e ka falënderuar znj. Haxhitasimi dhe stafin e saj për pritjen e ngrohtë e vëllazërore për grupin prej 58 nxënësish e tre profesorësh të “Loyola-Gymnasium”, të cilët po qëndrojnë në Romë nga data 11 shkurt, në kuadër të një projekti studimor që synon njohjen me traditën dhe vlerat kulturore e arkeologjike të Romës, të cilat poashtu paraqesin edhe atraksione më vete dhe janë të vizituara nga turistë nga mbarë bota.

Ambasadorja e Kosovës u shpreh e gatshme që në të ardhmen ta ndihmojë këtë projekt të “Loyola-Gymnasium”, që synon edhe promovimin e vendit tonë jashtë, duke gjetur forma bashkëpunimi me shkollat me profil të njëjtë në Romë, por, edhe për të thelluar lidhjet kulturore me shoqatat italo-arbëreshe në Itali.

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit