11.4 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Hasjani gropos 26 mijë euro cash e stoli ari dhe largohet nga Kosova, kur kthehet s’e gjen asnjë cent

Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi e banesa janë shndërruar në një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët, që përveç pasigurisë, po shkaktojnë edhe humbje të mëdha. Shumë herë familjet që janë cak i hajnave dyshojnë edhe te personat e afërt, ose te ata që kujdesen për shtëpitë e tyre. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe në Prizren, ku një banor i fshatit Kushnin në Has, ka raportuar se i janë vjedhur mijëra euro e stoli ari, raporton Gazeta Sinjali.

Por ky rast është jo fort i zakontë. Këtë herë paratë e ari nuk u vodhën në shtëpi, por u  gjetën të groposura. Kjo pasi që kryefamiljari kishte vendosur që t’i fsheh në oborr hiç më pak se 26 mijë euro dhe disa stoli të arit, të cilat i kishte futur në kavanoza.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ishte denoncuar në Polici para disa ditësh, nga viktima, i cili ka rrëfyer se si i groposi paratë dhe stolitë dhe më pas u kthye në Bosnjë e Hercegovinë, ku e ka gjithë familjen. Pasi ishte kthyer, ai gjeti vetëm njërën nga kavanozat e mbushur me ari, çka e shtyu ta denoncojë rastin.

 

 

Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit, viktima ia kishte mësyrë sërish Policisë, ku këtë herë ka ngritur dyshime se kush mund të jetë hajni që e bëri qyl. Bazuar në dëshminë e tij të në Polici, personi te i cili dyshonte se mund të të ketë kryer vjedhjen është një banor i fshatit, të cilin e kishte lënë për t’u përkujdesur për oborrin.

Denoncimi i tij vuri në lëvizje Policinë, me ç’rast u ftuan dy dëshmitarë për të dhënë deklaratat e tyre, të cilët po ashtu dyshojnë se personi i njëjti. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili është shoqëruar më pas në Polici.

Sipas të njëjtave burime, gjatë deklaratës që ka dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari e ka mohuar se ka kryer vjedhjen. Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është lënë i lirë nga Prokurori i Shtetit, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Më Shumë

Digjet një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha...

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit