9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Kurti: Gjatë dy viteve s’e kemi asnjë skandal korrupsioni, vitin e ardhshëm presim heqjen e vizave

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti, foli për këto dy vite si kryeministër. Ai përmendi sfidat që nga koha e pandemisë e deri te lufta në Ukrainë.

Kurti u shpreh optimist se kosovarët do ta fitojnë liberalizimin nga 1 janari i vitit 2024.

“Pas tri javësh bëhen dy vite që kur kemi filluar të qeverisim me vendin, pra po arrijmë gjysmën e mandatit. Janë dy vite me plotë sfidë, fillimisht si pasojë e pandemisë, e më pastaj krizës energjetike e tregtare por edhe luftës në Ukrainë. Mund të thuhet se asnjë Qeveri nuk është përballur me këso vështirësi. Gjatë këtyre dy viteve nuk e kemi asnjë skandal korrupsion por kemi ngritje në vendet për luftim të korrupsionit”, u shpreh Kurti.

“Kemi hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket integrimit tonë evropian dhe euroatlantik. Themeluam grupin punues për anëtarësim në NATO, aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikuam për anëtarësim në Bashkimin Evropian ratifikuam marrëveshjet nga procesi i Berlinit dhe nga një janari i vitit 2024, presim heqjen e vizave për qytetarët tanë siç na është premtuar publikisht në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Kurti.

Më Shumë

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit