14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

“Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës

“Dashunija ndaj prindëve” është një poezi e shkruar nga poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Poezia, sikurse e shpreh edhe titulli, tregon dashurinë që prindërit kanë derdhur mbi autorin në veçanti, por në plan më të gjerë, shpreh dashurinë e çdo prindi për fëmijën e vet.

Poezia përfshin tre stadet e jetës së një individi. Nis në strofën e parë me fëmijërinë, ku prindërit e rrisin fëmijën që në djep. Vazhdon në strofën e dytë me rritjen ku prindërit bëjnë maksimumin që ta rrisin në mënyrën e duhur fëmijën dhe përfundon në strofën e tretë, me momentin kur fëmija është i rritur dhe e kupton realisht çdo sakrificë që kanë bërë prindërit (Ju ma ndez’t nji flakë në zemër për punë t’nalta e për lumni.).

 

“Dashunija ndaj prindëve”

Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.

Babë e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hire e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.

 

Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon. /

Më Shumë

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit