Ministria e Bujqësisë hap periudhën për aplikim për subvencione për vitin 2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar të gjithë fermerët se nga sot hap periudhën për aplikim në programin për pagesa direkte – subvencione për vitin 2023.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 euro/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.

Gjithashtu, fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë të plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 euro/ha për grurë dhe grurë për prodhimin e farës, ndërsa në vlerë prej 100 euro/ha për misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të grurit, grurit për prodhimin e farës, misrit, lulediellit, patates dhe fasules monokulturë, duhet të sjellin si dëshmi faturat e blerjes të sasisë së plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, nga datë 15.08 deri 15.09.2023.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit