Zhuri pa ujë të pijshëm

Vazhdojnë problemet e kamotshme të furnizimit të fshatit Zhur me ujë të pijshëm. Këtë shqetësim¸ banorët për dekada ua drejtojnë institucioneve përgjegjëse.

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Behar Begaj thotë se problemi i ujit në Zhur ka mbetur vetëm premtim zgjedhor.

Menaxheri i kompanisë “Hidroregjionit jugor”, Zenel Zenelaj, thotë se në Zhur ka humbje teknike dhe keqpërdorim të ujit.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren thonë se sivjet do t’i japin zgjidhje këtij problemi.

Ky projekt është në fazën e tenderimit, ndërsa do të ketë kosto rreth 700 mijë euro.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit