“Loyola-Gymnasium” dhe “CONCORDIA Projekte Sociale” vijojnë bashkëpunimin

Në një takim të drejtorit të “Loyola-Gymnasium”, Enver Sulaj me drejtoreshën ekzekutive të organizatës ndërkombëtare “CONCORDIA Projekte Sociale”, Mirela Lavriç, është biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe idetë për projekte të reja në të ardhmen.

“ Misioni i përbashkët në edukimin dhe arsimimin e të rinjve dhe dhënia e mundësive të barabarta për të gjithë, vijon të jetë bazë e bashkëpunimit, ku përfitues do të jenë të gjitha komunitetet. Pjesëmarrja në programe të përbashkëta kulturore-artistike, angazhimi i nxënësve të “Loyola-Gymnasium” si vullnetarë, por edhe mbështetja në shkollimin e nxënësve që vijnë nga “CONCORDIA Projekte Sociale” dëshmojnë përkushtimin dhe angazhimin tonë si institucion në dobi të përgjithshme”, tha Sulaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Në këtë takim, të pranishme ishin edhe zv. drejtoresha e “Loyola-Gymnasium”, Shqipe Sharani dhe Gjeneta Çoçaj, koordinatore e “CONCORDIA Projekte Sociale”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit