Kurti: Shpresoj që refuzimi i Serbisë në Bruksel, të mos jetë një sinjal se s’pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ndër të tjera, ka folur edhe për takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

 

Kurti tha se shpreson që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel, të mos jetë një tregues se nuk pajtohet me përmbajtjen e asaj marrëveshjeje.

“Në takimin trelateral në Bruksel u shpreha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi e la takimin. Javën tjetër, ne do të takohemi prapë në Ohër shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se beson se marrëveshja bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke në mes të dy shteteve.\

Më Shumë

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit