12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Djallëzitë dhe forca

Në një shënim tjetër (në këtë numër), me titullin Dredhitë turke, Konica i bën të ditur lexuesit të huaj se gjatë masakrës në Armeni, Porta e Lartë kishte marrë telegrame lojaliteti nga disa njerëz të tmerruar dhe puthadorë të cilët, siç “pohonin”, me të dyja duart do të nënshkruanin çdo gjë që do t’u urdhërohej.

“Kemi informacione se qeveria turke”, – shton Konica, “duke parë se lëvizja shqiptare sa vjen po forcohet, ka ndërmend të përgatisë dhe të paguajë në grup tradhtarësh që të deklarojnë që Shqipëria është e kënaqur me gjendjen e saj. Por, pasi që kësaj dredhie i doli boja, ne kemi shpresë se qeveria turke do të heqë dorë nga ky qëllim, të paktën nga frika e për­qeshjes”. Shënimi na lë të kuptojmë se taktika e armiqve të shqiptarëve nuk ka ndryshuar aq shpesh.

Në shënimin tjetër, po ashtu në frëngjishte, me titull Forca shqiptare, hasim në një ide dhe qëndrim të caktuar: “Injorantët besojnë se ne s’çojmë kandar”, kështu fillon shënimi. “Për fat”, – vijon Konica, “e mbarë bota nuk është injorante. Si provë po e përmendim Z. Melshor dë Voge, i cili në Figaron e 20 marsit (1897), i shkroi këto fjalë: ‘Sipas mendimit tim, shqiptari kudo që paraqitet çon kandar… Po të kisha ndonjë këshillë për ata që venë bast, kur të fillojë shpërbërja e Perandorisë, unë do të thoja: Vini bast për shqiptarin, d.m.th. për atë që do ta angazhojë shqiptarin’”.

Konica e sjell këtë koment: “E po, shqiptarët janë angazhuar mjaft në këto tre mijë vjet. Ata e kanë kuptuar se ka ardhur koha që të punojnë edhe për hesapin e vet. Kësaj radhe do të punojnë për leverdinë e vet. Grekër të gjorë!”.

Marrë nga libri “Me Konicën në Evropë” të Abdullah Karjagdiut

Më Shumë

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit