Prokuroria nuk heton akuzat e Smajl Latifit

SmajlLatifi10-5Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi nuk është intervistuar deri më tash nga Prokuroria, për akuzat që ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.

”Jo nuk jam intervistuar nga askush”, thotë Latifi për “PrizrenPress” .
Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj,pat premtuar se nëse akuzat e Latifit kanë bazë, Prokuroria do të fillojë hetimet.

“Nëse ka bazë, ne do të nisim hetimet këtu s’ka pardon”, pat premtuar Hoxhaj.
Ndërkaq, Latifi shpreson se organet e drejtësisë do t’i marrin seriozisht akuzat e tij, që ka bërë publikisht për blerjen e votave nga PDK-ja.

“Shpresoj se këtë vit do të sqarohet edhe kjo punë”, shpreht shkurt Latifi.

Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrinë e Bujqësisë për blerjen e votave në Rahovec.
“Ka pasur blerje të votave me anë të subveciovene. Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’i tregoj faktet që kam”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit