7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Deputeti i PDK-së: Situata në Trust është alarmante

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se situata në Trust është alarmante dhe që gjatë këtij viti humbjet në Trust janë rreth 60 milionë euro.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkundër kësaj, Qeveria ende nuk ka vendosur borxhin menaxhues dhe rreth 3 miliardë euro janë në mëshirë të askujt.

Ai ka shtuar se po vërtetohet se kërkesa e PDK-së për tërheqjen e mjeteve të Trustit nga qytetarët ka qenë e drejtë.

Postimi i plotë:

Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro!

Situata në Trust është alarmante!

Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!

Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!

Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit.

Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro.A ka Qeveri ky vend?!

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Delirium

Lajmet e Fundit