67 vjeçari nga Suhareka u shpall i vdekur – vizita në Gjermani i kushton me humbje të pensionit

Pensionistit Ramadan Kyçyku nga Suhareka, u largua për tre muaj nga pensioni, pasi nuk ishte lajmëruar pas gjashtë muajve në zyrën e pensionistëve. Krejt kjo i ndodhi pasi nuk ishte në Kosovë gjatë asaj përiudhe. Madje, kur u lajmërua i thanë se e kishin shpallë të vdekur. Nga Departamenti i Pensioneve në Prizren thonë kjo u bë sipas Udhëzimit Administrativ.

Ramadan Kyçyku nga Suhareka, kishte shkuar për vizitë tek familjarët jashtë Kosovës.

Por, 67 vjeçari, kur u kthye shkoi për t’u lajmëruar në zyrën e pensionistëve për të treguar se është gjallë.

Aty, ai mbeti i habitur, pasi e kishin larguar për tre muaj nga përfitimi i pensionit, meqë nuk ishte lajmëruar me kohë.

Madje, në zyrën e pensionistëve, Kyçykut i kishin thënë se të kanë shpallë të vdekur.

67 vjeçari thotë se edhe ankesat e bëra iu refuzuan, me arsyetimin se nuk ishte lajmëruar në kohë.

Udhëheqësi i Zyrës së Pensioneve në Prizjren, Elmi Rrafshi, thotë se sipas Udhëzimit Administrativ, nëse personi nuk lajmërohet brenda 6 muajve, suspendohet në pagesë.

Ligji për Skema Pensionale obligon të gjithë pensionistët të lajmërohen çdo gjashtë muaj, derisa për këtë ligj ka pasur shumë pakënaqësi e reagime nga vet ata./kanal 10

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit