8.2 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Diaspora ia mësynë Hagës, vazhdon sot marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas marshit të zhvilluar të dielën në sheshet e Prishtinës, një protestë do të zhvillohet sot në Hagë.

Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve sot nis gjykimi.

Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime të bëra përmes linjave të autobusëve janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë.

Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë marsh janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Në disa fotografi të bëra publike shihet se shumë prej tyre veçse janë bërë bashkë për marshin e sotëm.

 

 

Ndryshe, sot nis gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Më Shumë

Barazim dramatik në Suharekë, Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët. Malisheva kthehet te fitorja

Dy ndeshjet e para të xhiros së 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës sollën emocione, me ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit që u...

Në Dragobil u përkujtua dëshmori Ali Murat Paçarizi në 27-vjetorin e rënies për liri

Sot, në Dragobil të Malishevës, u mbajt ceremonia përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Ali Murat Paçarizi, në 27-vjetorin e rënies së tij për lirinë...

Lajmet e Fundit