16.2 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Mot dimëror këtë javë: Ftohtë, reshje shiu e bore

Prishtina Weather ka njoftuar se mot dimëror parashihet të mbajë në javën e parë të prillit. Përveç ftohtë e pritet të ketë edhe reshje bore, transmeton Sinjali.

Njoftimi:

2.04.2023 – Javën e parë të prillit do të kemi mot tipik dimëror. Të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë. Reshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten mundësi për të reshura shiu.

Kushtet e favorshme të motit me qarkullim të mirë ajror dhe të reshura, do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët e para të javës.

3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.

4.04 – Ftohtë kryesisht vranët. Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.

5.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

 

 

6.04 – Intervale me diell e vransira.

7.04 – Intervale më të gjata me diell.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.

Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Më Shumë

Liria e Prizrenit huazon Ajdinin

Mbrojtësi i talentuar, Ardi Ajdini, është transferimi më i ri i Lirisë, raporton PrizrenPress. Futbollisti i është bashkuar klubit prizrenas në formë huazimi nga...

Zgjedhjet 2025: 191,752 qytetarë të Prizrenit me të drejtë vote më 12 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje...

Lajmet e Fundit