Drejtuesit e Inter-it me ultimatum ndaj Inzaghi-t

Interi po kalon në momente të vështira, teksa në javën e fundit pësoi humbjen e 10-të sezonale, duke u mposhtur nga Fiorentina me rezultat 0:1.

Drejtuesit e klubit e kanë vizituar qendrën stërvitore një ditë pas humbjes, duke u ballafaquar fillimisht me trajnerin, pastaj edhe me futbollistët.

Bëhet fjalë për një diskutim të qetë mes palëve, sidomos me futbollistët, megjithatë duket se Inzaghi i ka konsumuar të gjithë bonuset e tij dhe ka marrë edhe ultimatumin nga drejtuesit e klubit zikaltër.

Mediat në Itali shkruajnë se ata i kanë vënë kusht trajnerit që tre sfidat e radhës t’i fitojë, përndryshe do të shkarkohet.

Ndeshja e parë është këtë të marte, ku zikaltrit do të ballafaqohen me Juventus-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Më pas zikaltrit do të udhëtojnë drejt Salernos, për t’u përballur me Salernitanën vendase në kampionat dhe sfida e tretë është ajo më e rëndësishmja e sezonit, ndaj Benfica-s në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pra, tre ndeshje shumë të vështira në udhëtim, që do të vendosin jo pak sa i përket sezonit të Interi-t, por mbi të gjitha sa i përket fatit të Simone Inzaghi-t.

 Albanian Post 

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit