2.6 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Real Madrid dhe Manchester United e dëshirojnë Dybala-n, agjenti i tij mbërrin në Romë

Agjenti i Paulo Dybala-s, Jorge Antun, ka mbërritur në Itali dhe pritet të diskutojë për të ardhmen e klientit të tij te Roma, mes thashethemeve për interesim nga Real Madrid-i dhe Manchester United-i.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me fanellën e klubit kryeqytetas.

Edhe nëse ai u transferua te Roma vetëm verën e kaluar, e ardhmja e tij në klub është tashmë e pasigurt duke pasur parasysh se ai ka klauzolë të lirimit të kontratës, që e lejon atë të largohet për 12 milionë euro, duke iu bashkuar një klubi jashtë Serie A, ose 20 milionë euro, apo 20 milionë euro për klubet italiane.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se agjenti i tij, Jorge Antun, ka mbërritur së fundmi në Itali dhe së shpejti do të takohet me drejtorët e klubeve për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij dhe një marrëveshje të re të mundshme për 29-vjeçarin.

 

Sipas raportit, e ardhmja e Dybala-s në kryeqytet është e lidhur me atë të Jose Mourinho-s, por edhe me kualifikimin e Romës në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Roma është e vendosur të mbajë sulmuesin dhe dëshiron të anulojë klauzolat e tij të lirimit, kështu që ata do të takohen së shpejti me përfaqësuesin e lojtarit.

Antun pritet të qëndrojë në Romë deri në javën e ardhshme kur verdhekuqtë do të përballen me Feyenoord-in në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Raportet në Spanjë, të cituara nga La Gazzetta dello Sport”, sugjerojnë se Real Madridi po e vëzhgon nga afër ish- sulmuesin e Juventusit , ndërsa mediat në Mbretërinë e Bashkuar thanë në mars se Manchester United është ndër pretenduesit e mundshëm për La Joya.

Albanian Post 

Më Shumë

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Malisheva drejt shërbimeve më të mira: Kastrati takim me drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët komunalë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit...

Lajmet e Fundit