Kastrati: Malisheva, komuna me përmbushjen 100% të investimeve kapitale

Kryetari i Malishevës, Ekrem Krastrati, ka thënë se komuna që ai udhëheq është e para me përmbushen e investimeve kapitale.

Këto të dhëna u prezantuan nga Instituti GAP, ku u bë e ditur se Malisheva dhe Ferizaj janë dy komunat që i kanë përmbushur 100 për qind investimet kapitale, transmeton Klankosova.tv.

“U jam mirënjohës e falënderues gjithë qeverisjes lokale, asamblistëve, por mbi të gjitha qytetarëve tanë që janë më meritorët për këtë sukses të Komunës sonë”, ka shkruar Kastrati, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, komunat që e kanë për qindjen më të vogël të investimeve kapitale janë Fushë Kosova me 26 për qind, Prishtina me 28 për qind dhe Zubin Potoku me 41 sosh.

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit