Rizvanolli: Termocentrali `Kosova B` po modernizohet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se termocentrali “Kosova B” po modernizohet nga kompania amerikane General Electric, po e njëjta kompani e njohur e cila i ka dizajnuar turbinat në vitin 1984.

Ajo ka thënë se njësitë B1 e B2 deri më tash kanë shënuar 215,000 orë pune.

Tutje shkruan, Rzvanolli se me investimin në vlerë prej 56.2 milionë euro në KEK, ne po sigurojmë një realizim të ngjashëm për dy dekadat në vijim.

“Kjo do të thotë që:Kosova B do të prodhojë 30 MW më shumë pa e rritur sasinë e qymyrit e të ndotjes; dhe Remontet Kapitale do të jenë të nevojshme një herë në 9 vjet jo njëherë në 4-5 vjet si tani”, ka thënë ajo.

Sipas saj, punëtorët e KEK-ut e bartin barrën e sigurisë tonë të furnizimit e me këtë investim po sigurohemi që puna e tyre është edhe më e suksesshme e më e lehtë.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit