15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kushnin, Has/ Erdhi nga diaspora dhe e rrahu gruan, më pas zhduket

Një grua 33 vjeçare nga fshati Kushnin i Hasit e ka raportuar burrin në polici për shkak të dhunës që dyshohet se ka ushtruar ndaj saj rreth katër ditë më parë.

Ajo ka deklaruar se burri i saj punon dhe jeton në Austri dhe Gjermani, mirëpo ka ardhur në Kosovë për pushime.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.

Ai tha se sipas raportimit të viktimës, ajo ka marrë lëndime trupore të dukshme në fytyrë.

“I dyshuari pasi ka ushtruar dhunën është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. I njëjti punon dhe jeton në Austri dhe Gjermani, por dyshohet se ende është në Kosovë”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se viktima ka deklaruar se i dyshuari posedon edhe një revole dhe një armë të gjatë AK 47 të cilat ua ka dorëzuar policisë.

Më Shumë

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Lajmet e Fundit