Putin po vuan nga “dhimbje të forta koke, turbullim të shikimit dhe mpirje të gjuhës”

Thuhet se Vladimir Putin po vuan nga “dhimbje të forta në kokë, shikim të paqartë dhe mpirje të gjuhës”.

Gjithashtu raportohet se ai ka pasur “humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë”, që kërkon kujdes urgjent mjekësor, sipas General SVR Telegram, një media ruse që shpesh bën pretendime për shëndetin e tij.

Putinit iu dha ndihma e parë dhe u urdhërua nga mjekët që të merrte ilaçe dhe pushim të plotë për disa ditë, pretendon më tej media që thotë se ka njohuri të brendshme nga Kremlini.

Megjithatë presidenti rus thuhet se refuzoi të pushonte.

Gjendja e tij u përmirësua, duke lehtësuar shqetësimin midis ekipit të tij të madh të mjekëve, thuhet në më tej.

Kjo media ka pohuar rregullisht se Putini është i sëmurë përfundimisht me kancer dhe se gjendja e tij ndikon në vendimmarrjen e tij gjatë luftës në Ukrainë

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit