5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave

Avokatët kosovarë po vlerësojnë se kanë marrëdhënie të mira me gjykata, pasi sipas tyre ato janë transparente. Ata kanë ankesa në lidhje me kthimin e rasteve në rigjykim, ku sipas tyre deri tani janë mbi 150 mijë raste të cilat mbesin në sirtarët të gjyqtarëve dhe se kthimi i rasteve në rigjykim vetëm sa po e vështirëson këtë gjendje.

Ata po ashtu shprehen se në Kosovë ka avokatë të cilët janë me përgatitje të larta  profesionale, që mund të paraqiten edhe nëpër gjykata ndërkombëtare për raste të ndryshme.

Avokati Yll Zeka, tha se sistemi gjyqësor në vend me përbërjen që ka tani shihet se ka përmirësime të dukshme çdo ditë, ngase sipas tij, Këshilli Gjyqësor është aktivizuar për ta përmirësuar situatën në sistemin gjyqësorë.

Zeka tha se avokatët në vend kanë një përgatitje të lartë profesionale për tu ballafaquar me raste të ndryshme, pasi në vend është sistemi i avancuar i arsimimit të vazhdueshëm ligjor.

“Mund të themi që avokatia qëndron mirë në përgatitje profesionale, ne e ndajmë të njëjtën profesionalizëm qoftë edhe me gjyqtarët edhe prokurorët. Avokatët kanë një sistem të avancuar të arsimimit të vazhdueshëm ligjor i cili faktikisht siguron që avokatët të kenë një profesionalizëm të mirë për tu ballafaquar qoftë në aspektin penal në aktakuza të cilat ngritën nga ana e Prokurorisë apo në aspektin civil në padi dhe procese të tjera civile”, tha ai.

Ai shtoi se sot janë mbi 150 mijë raste të cilat mbesin në sirtarët të gjyqtarëve dhe se kthimi i rasteve në rigjykim vetëm sa është duke e vështirësuar gjendjen.

“Këtu kemi problem sistemor lidhur me kthimin e rasteve në rigjykime. Nëse flasim për aspektin penal atëherë ne ballafaqohemi shpesh me aktakuza të dobëta ku jo në çdo raste, sidomos kemi raste të niveleve të lartë që kanë të bëjnë më çështje korruptive, më çështje të keqpërdorimeve të detyrave zyrtare dhe këtu në rastet e shumta ballafaqohemi me aktakuza të dobëta. Kështu që në këtë rast shpesh ndodh që edhe nëse kjo aktakuzë arrin që të kaloj në shkallën e parë në gjykatat themelore atëherë shpesh ndodh që të kthehen mbrapsht nga ana e Gjykatës së Apelit. Në lëmin civile kemi një problematik të kthimit të rasteve në rivendosje, që besoj që Gjykata e Apelit duhet ta merr parasysh që sa më shpesh kur është e mundur, kur ekzistojnë kushte ligjore që të vendos në mënyrë meritore dhe të mos i kthej rastet në rivendosje. Për shkak se pastaj po merr kohë të gjatë, ne kemi sot një numër shumë të madh të rasteve të cilat presin trajtim në gjykata tona, kemi mbi 150 mijë raste të cilat mbesin në sirtarët të gjyqtarëve tonë dhe kthimi i rasteve në rigjykim vetëm e vështirëson këtë gjendje”, tha Zeka për EO.

Edhe avokati Tomë Gashi, tha se gjykatat në Kosovë janë transparente me avokatët duke respektuar ato që parashihen me ligj, sipas tij janë shumë pak raste që avokatëve ju mohohet pjesëmarrja në gjykata.

“Secili avokat që shkon në Gjykatë i ka të drejtat dhe obligimet e tyre dhe besoj që fare pak raste mund të ketë që avokatëve ju mohohet pjesëmarrja aktive sepse kjo është e përcaktuar me ligj dhe me siguri që gjykatat janë transparente dhe gjithçka që është e paraparë me ligj është e lejuar dhe ne sigurisht si avokat i shfrytëzojmë të drejtat tona. Kemi edhe obligime ndaj gjykatës gjithmonë në interes të klientit por është me tepër se interesi i klientit është interesi i drejtësisë dhe me siguri që në sallat e gjykimit secili duhet të sillet me dinjitet ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe të gjithë pjesëmarrësve që janë në një procedues penale apo civile. Gjithçka është në rregull vetëm ne raste të caktuara që janë në përjashtim mund të jenë 1 për qind”.

Edhe Gashi tha se avokatët vendor janë të përgatitur mirë dhe se sipas tij, pjesa më e madhe e avokatëve janë të atij niveli që të paraqiten nëpër gjykata ndërkombëtare.

“Besoj që shumica e avokatëve, nëse po flasim për çështje të profileve të larta për shembull sikur kjo e Gjykatës Speciale tani, më herët në Tribunin e Hagës për ish-Jugosllavin kam marr pjesë edhe unë në rastin e Haradinajt dhe Limaj, por besoj që pjesa më e madhe e avokatëve janë të nivelit që të paraqiten nëpër gjykata edhe ndërkombëtare siç paraqiten edhe avokatet të quajtur ndërkombëtarë por besoj që niveli i dijes tonë dhe i shkathtësive tona nuk është me pak se i të tjerëve. Ne besoj që në rastet e krimeve të luftës, siç tanë është gjykimi në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mendoj që kontributin më të madh mund të japin edhe avokatët vendor sepse e din ngjarjen e din se çfarë ka ndodhur, mund të jenë shumë më të arsyeshëm në shpjegimin dhe më të besueshëm. Por pjesa më e madhe zgjedhin që të kenë avokat ndërkombëtar. Një avokat i Kosovës mund të ja sqaroj Gjykatës Speciale apo një gjykate tjetër situatën gjatë luftës shumë më mirë se sa një avokat që luftën e ka parë vetëm në televizor”, tha ai.

Gashi pati vërejtje sa i përket rasteve që janë duke u rikthyer në rigjykim, sipas tij rastet nuk janë duke u filtruar fare ne vend. Ai tha se si shkak i mos filtrimit të rasteve gjykatat dhe prokurorit  janë duke u stërngarkuar me lëndë.

“Avokatët sigurisht që janë aty për ti ndihmuar drejtësisë, por fillimisht vërejtja ime është që rastet nuk filtrohen thuaja se fare në shtetin tonë. Besoj që nëse një rast raportohet në polici atëherë policia në shumicën e rasteve për ta hequr prej vetë vetës e dërgojnë në Prokurori, Prokuroria në shumicën e rasteve nuk bënë fare filtra e dërgon në gjykatë në shkallën e parë. Ka raste që shkalla e parë vendos ashtu siç vendos për të thënë se Gjykata e Apelit duhet të jetë më e mençur në bazë të ligjit dhe një pjesë e madhe e rasteve përfundojnë në Gjykatën Supreme ashtu thuaj se siç kanë filluar në polici. Mendoj që secilin bazë të dispozitave ligjore në bazë të autoritetit që ja jep ligji duhet ti filtrojnë rastet dhe nëse filtrohen rastet, që të mos shkojnë në një instancë më të lartë, atëherë ne do të kishim shumë ma pak lëndë nëpër gjykatat dhe prokurorit tona dhe jo që të stërngarkohemi më një pjesë të lëndëve të cilat fare nuk e kanë vendin aty dhe duhet të ndalen qysh në fillim kur raportohen pa kurrfarë prova”, tha ai./Ekonomiaonline

Më Shumë

Projekti i teleferikut të Kalasë së Prizrenit pritet të nisë në vitin tjetër

Projekti i teleferikut të kalasë në Prizren pritet të nisë vitin tjetër. Projekti që ka marrë mbështetjen e qeverisë së vendit, po hartohet nga...

Mbyllen 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e...

Lajmet e Fundit