Milan-i kërkon sulmuesin e Sheffield United

Milan-i është duke kërkuar për një sulmues për sezonin e ardhshëm dhe i fundit në listë është një futbollist i skuadrës së Sheffield United që militon në kategorinë e dytë të futbollit në Angli.

Sipas “Footmercato” kuqezinjtë “ia kanë vënë synin” sulmuesit 23-vjeçar të kësaj skuadre, Iliman Ndiaye.

Ku i fundit po zhvillon një sezon të mirë me Sheffield-in, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime në 48 ndeshje në ligë dhe në kupë.

Ai është i lindur dhe i rritur në Francë, por përfaqëson Senegalin, me të cilët numëron shtatë ndeshje me Kombëtaren A dhe një gol.

Kontrata e tij me Sheffield United zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2024 dhe ai mund të blihet me një çmim të volitshëm nga kampionët e Italisë.

Pavarësisht arritjes në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Milan-i ende po kërkon të “bëjë pazar” me çmime më të ulëta dhe beson se Ndiaye është më i përshtatshëm për buxhetin e tyre.

Raportohet se është ende herët në diskutime, por palët duket se janë të interesuara për mundësinë e një transferimi.

Sheffield United është shumë afër që të inkuadrohet në Premier Leauge në këtë sezon, por është gjithashtu në mes të një krize financiare. Albanian Post 

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit