Kryeprokurori flet për vrasjen në Malishevë

Një person është vrarë sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

U.D i kryeprokurorit të Gjakovës, Enis Gashi, ka treguar se momentalisht prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes dhe se ka të arrestuar.

Ai nuk dha përgjigje rreth relacionit të viktimave dhe as rreth motivit që ka çuar në vrasje duke u arsyetuar me stadin e hershëm në të cilin ndodhet rasti.

Më herët, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com

 

“Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” – ka thënë Elezaj.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit