Fitojnë Malisheva e Drita

Drenicës nuk i ka shërbyer terreni vendas për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Malishevës. Ndërkohë Drita e Gjilanit e ka mposhtur bindshëm Ferizajin. 

Në xhiron e tridhjetë e një, në Skënderaj vendasit ani se herët kanë kaluar në epërsi me golin e Zekës (5′), malishevasit e kanë përmbysur rezultatin me golat e Maliqit (7′) e Tolajt (24′), duke bërë që ndeshja në fund të mbyllet me rezultat 1-2.

Kjo fitore e nxjerrë Malishevën në pozitën e shtatë me tridhjetë e gjashtë pikë, duke e larguar nga zona e rrezikshme për rënie nga liga, ndërsa Drenica mbetet në vendin e dhjetë, pra të fundit, me vetëm njëzet e tri pikë.

Në Gjilan, Drrita ka arritur ta fitojë përballjen vetëm në dhjetë minutat e fundit. Për tetëdhjetë minuta përshtypja ishte se ndeshja do të përfundonte pa gola dhe me barazim. Tahiri (83′), Selmani (90+2) dhe Simonovski (90+9) kanë shënuar për skuadrën gjilanase, duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Drita është në vendin e parë me gjashtëdhjetë e tri pikë, ndërsa Ferizaj gjendet në vendin e parafundit, pra në vendin e nëntë, me tridhjetë e një pikë.

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit