Quni i del në mbrojtje Blerim Isufajt: Ishte shembull në UÇK dhe në mbrojtje të ligjit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka dënuar gjuhën e përdorur nga disa zyrtarë institucionalë ndaj kandidatit për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj.

“Dua të flas për një dukuri e pakuptueshme, pamoralshme dhe qëllimkeqe. Fjala është për përfoljen deri në demonizimin e personaliteteve, zyrtarëve institucionalë të cilët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore kinse prekin interesat e ndonjë partie politike apo organizimi kriminal”.

“Këtu në kuvend në debate dhe intervista nga zyrtarët shtetëror të mbështetur nga analistët të mbështetur nga partia në pushtet është përmendur kryeprokurori Blerim Isufaj duke e cilësuar atë si të padenjë për detyrën që e ushtron”, është shprehur Quni.

Më tutje, Quni ka thënë se Isufaj e ka dëshmuar vetën gjatë luftës me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe pas luftës duke mbrojtur rendin e ligjin.

“Ai përkundër mandatit dhe autorizimeve ligjore u etiketua si shantazhues, sabotues e tekanjoz i kapur për bishti deri tek përmasat e një monstrumi antikombëtar e antishtetëror – kur cilësimet e tilla bëhen nga zyrtarët shtetëror bëhen të besueshme për një numër të madh të qytetareve, do të ishte e besueshme edhe për mua po mos ta njihja”.

“Jam dëshmitar se si Blerimi në uniformën e UÇK-së i doli zot atdheut, ishte shembull i mirë për të gjithë bashkëluftëtarët – asnjë moment ligështimi madje edhe kur e shikonte vdekjen me sy. Si fitimtar e faqebardhë iu rikthye familjes me gjithë atë ai vazhdoi rrugën tjetër atë kundër kriminele, e rrezikshme për të por e rëndësishme për rendin e ligjin”, ka thënë Quni.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit