3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Hoti në Rogovë të Hasit:E pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale nga qeveria

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për bllokadën e projekteve kapitale teksa ka parë nga afër dëmtimet urës në Rogovë të Hasit.

Ai ka bërë thirrje që sa më parë të intervenohet në këtë urë “para se të jetë vonë”.

Hoti ka përmendur edhe projekte të tjera kapitale që sipas tij janë bllokuar nga Qeveria.

Është e pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën: autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera.” – ka shkruar Hoti të dielën në Facebook.

Tutje, ai ka kritikuar edhe mosbartjen e mjeteve vetanake komunave.

Për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartuar mjetet vetanake.” – ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Shkrimi i tij i plotë:

Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit është dëmtuar nga reshjet në janar 2021. Sipas komisionit të Ministrisë së Infrastrukturës, ura paraqet rrezik për qarkullim. Bashkë me deputetin z. Driton Selmanaj dhe anëtarët e degës së LDK-së në Gjakovë pamë se asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më sot. Para se të jetë vonë edhe një herë bëj thirrje të trajtohet me prioritet ky rast.

Është e pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën: autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera.

Dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve, një shifër që shkon në 1 miliard euro.

Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero.

Për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartuar mjetet vetanake.

Më Shumë

Kryetari i Dragashit: S’mund t’i themi zyrtarit shko në shtëpi se ke bërë vepra penale para disa vitesh

Kryetari Bexhet Xheladini, thotë se nuk ka qenë i informuar për të kaluarën dhe aktakuzat aktive të zyrtarit civil. “Në momentin kur u hap konkursi...

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit...

Lajmet e Fundit