Rita Ora publikon fotografi nga vizita e saj familjare në Bjeshkët e Rugovës

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, të dielën e kishte gjetur një mënyrë tejet të veçantë për t’ia bërë nënës së saj, Vera Sahatçiu-Ora një urim tejet të veçantë.

32-vjeçarja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nënës, i ka publikuar disa fotografi në mesin e të cilëve edhe një mesazh.

“Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”, ka shkruar ajo.

Ylli me preardhje shqiptare ka publikuar edhe një fotografi nga vizita e saj familjare në Bjeshkët e Rugovës.

Këngëtarja shpesh flet me shumë dashuri për vendlindjen.

Familja Sahatçiu është me prejardhje nga Peja, por Rita ka lindur në Prishtinë.

Familja e saj ka migruar në Britaninë e Madhe, kur ajo ishte vetëm njëvjeçe.

Rita Ora

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit