2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Kurti në Krushë të Madhe: Në vendin që pa shumë shkatërrim po hapim dyert e një shkolle të re

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, kanë marrë pjesë të premten në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe, e që përkon me ditën e kësaj shkolle.

Duke e konsideruar këtë si festë të dyfishtë, Kurti ka thënë se në Krushën e Madhe të dhimbjes së madhe, “sot po i bashkon gëzimi”.

“Fëmijët e lindur në liri, po festojnë të lirë. Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu, në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

Para të pranishmëve, Kurti, duke thënë se ndihet i lumtur që po merr pjesë në hapjen e shkollës së re, e ka quajtur këtë “një dëshmi e vendosmërisë së tyre të palëkundur, për të rindërtuar jetën, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të vegjlit e të rinjtë e Krushës së Madhe”.

“Në këtë vend që pa shumë shkatërrim, sot po hapim dyert e një ndërtese të re shkollore”, ka thënë ai, duke shtuar se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen.

“Për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë janë siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla”, ka thënë ai.

Më tutje, Kurti ka thënë se me strategjinë qeverisëse për arsimin, të miratuar nga qeveria e tij për periudhën 2022-2026, parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

Objekti i ri i shkollës ka një sipërfaqe prej rreth 5000 m², me 23 klasa mësimi, 2 dhoma për nxënësit parafillor me hyrje të veçantë, laboratorin, bibliotekën, dhomat e leximit dhe klasën e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor.

Më Shumë

Diskutohet Plani Zhvillimor i Prizrenit

Të martën, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, u organizua një takim publik me qytetarët, gjatë të cilit u prezantua vlerësimi i...

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit