1.9 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Teqeja s’kishte konto, shehu i mbante në shtëpi 200 mijë eurot që u vodhën

Një ngjarje që mund të ketë ndodhur gjatë fundjavës, e tmerroi të hënën shehun e Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Sheh Gufrani u shtang kur pa se arka me paratë e grumbulluara në dy vjetët e fundit nuk ishte në shtëpinë e tij, që ndodhet në oborrin e objektit fetar, raporton Klan Kosova.

Atë, bashkë me shumën prej rreth 200 mijë euro që kishte brenda, i kishte vjedhur dikush.

Prijësi i tarikatit Saadi lajmëroi policinë, që konfirmoi se plaçkitësit s’i morën veç para, por edhe stoli ari.

Teqeja është e rrethuar me kamera të sigurisë, pamjet e të cilave po hetohen.

Lulzim Shehu, sekretar në Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës (BTK), ku bën pjesë ky komunitet, ankohet se paratë s’mund të deponoheshin në bankë meqë Administrata Tatimore e Kosovës ia mori licencën pasi ia dha.

Valentina Bytyqi nga ATK, konfirmoi për Klanin se anulimi i numrit fiskal për BTK u bë pas rekomandimeve të zyrës ligjore, pasi nuk ka status si Bashkësi Fetare, bazuar në ligjin aktual në fuqi për liritë fetare. /Klankosova.tv

Më Shumë

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Lajmet e Fundit