Arrestohet një grua në Prizren, dyshohet për sulm fizik kundër vjehrrës

Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubinje e Poshtme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima  ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte marrë lëndime në kokë si pasojë e goditjeve me një shkop druri.

 

 

Njësitë policore janë njoftuar lidhur me rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë dëshminë e viktimës.

Ndërkohë e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe sulmusja  është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit