9.9 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit – pamje nga festa

Skuadra e Ballkanit është kurorëzuar me titullin e kampionit për edicionin e garave 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Portokallezinjtë e Suharekës e festuan titullin e dytë në histori të klubit para tifozëve të vet, pas ndeshjes së fundit të edicionit kundër Gjilanit (0:0), pasi titullin e kishin siguruar dy xhiro më herët.

Trofeun e kampionit për dy kapitenët e skuadrës, Edvin Kuç dhe Armend Thaçi e dorëzuan presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtorin gjeneral të Albi Mall, Sutki Humolli, derisa medaljet për kampionët i ndanë edhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Ballkani e mbrojti titullin e kampionit, duke e mbyllur edicionin me 73 pikë, tri më shumë se përcjellësja më e afërt Drita. Ndërkohë, nga elita pas Drenicës, me rezultatet e ndeshjeve të sotme u përshëndet edhe Trepça’89, e cila përkundër fitores kundër Prishtinës (2:1) nuk arriti t’i shmanget pozitës së nëntë, ngase fitores realizoi edhe Ferizaj në duel me Dukagjinin (2:1).

Kësisoj, në ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë do të luajë Ferizaj kundër skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë.

  

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar tw premten një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë, i cili kishte ndodhur...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit