Shpërdorim detyre, akuza e SPAK për Safet Gjicin

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Kjo, pas publikimit të videos ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.

SPAK thekson se pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale mund të ndryshojë.

Si fillim pika kyçe e çështjes është dëshmia e vajzës, e cila është identifikuar nga Prokuroria e Posaçme.

Gjithashtu hetime po kryhen edhe për rrethanat në të cilin është kryer filmimi, për qëllimin dhe për arsyet e publikimit të videos intime.

Videoja ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën “WhatsApp”.

Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.

Akuza kryesore që mund të ngrihet ndaj Gjicit ndërkaq, mund të të jetë ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.

Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme.

Reagimet

Këshilli i Ministrave shkarkoi me vendim të menjëhershëm Gjicin pas publikimit të videos erotike në media.

“Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kukësit”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Më herët, kryetari i Bashkisë Kukës paraqiti dorëheqjen në median sociale “Facebook”, bashkëngjitur një ndjese publike.

“Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.

Kështu shkruan Gjici në postimin e tij në median sociale “Facebook”.

Prej fillimit të postimit, ai ka kërkuar ndjesë të thellë ndaj publikut dhe gjithkujt që e ka parë materialin, të cilin e ka etiketuar si “të shëmtuar”.

Mirëpo, njëkohësisht, e ka quajtur të gjithën një kurth nga kundërshtarët.

“Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve”. Albanian Post

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit