Manchester United synon transferimin e talentit holandez

Manchester United po synon transferimin e futbollistit holandez të PSV Eindhoven-it, Xavi Simons.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport” United do të tentojë gjatë kësaj vere për ta trasnferuar mesfushorin e Holandës.

Raportohet se oferta fillestare e “Djajve të Kuq” në drejtim të ekipit holandez do të jetë 30 milionë euro plus bonuse për ta liruar 20-vjeçarin.

Simons ka kontratë të vlefshme me PSV-në deri në verën e vitit 2027, andaj gjigandët holandez raportohet se kërkojnë mbi 40 milionë euro për ta liruar futbollistin e tyre.

Mesfushori 20-vjeçar pati paraqitje shumë të mira në këtë sezon me PSV-në duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 12 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që ai është futbollist i dalë nga akademia e klubit të Barcelonës, derisa karrierë bëri edhe te PSG para se të transferohej tek ekipi holandez.

Ai deri më tani numëron edhe katër paraqitje zyrtare me Kombëtaren A të Holandës, derisa ishte edhe pjesë e grupmoshave të reja. Albanian Post 

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit