Ndërron jetë dorëshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, prof. Shyqri Nimani

Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare profesori Shyqri Nimani. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë punimeve të seancës së sotme të Kuvendit, me ç’rast i ka shprehur ngushëllime familjes Nimani si dhe të gjithë komunitetit të artit.

 

Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprimtarinë e tij deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje. Ndërkohë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku nëpërmjet një telegrami i ka shprehur ngushëllime familjes Nimani.

“Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, mjeshtrit të arteve të bukura, profesor Shyqri Nimanit. Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj. Do ta kujtojmë si një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, që la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike.  Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë”, ka shkruar ministri Çeku.

Ai është shprehur falënderues dhe mirënjohës për kontributin e profesor Nimanit në themelimin e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, kontributin në themelimin e institucioneve të artit, udhëheqjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe për monografitë reprezentative dhe të rëndësishme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit