7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

U mbajt festivali Fluturat 2023: Fluturën e argjendë e fitoi Leona Goranci me këngën “Ndiq ëndrat e tua”

Mbrëmë në Kejin e Lumbardhit në Prizren, në një atmosferë të mrekullueshme, u mbajt festivali Fluturat 2023. Në këtë edicion, të 19-in morrën pesë 17 këngëtarë të vegjël të cilët i kënduan këngët e kompozuara enkas për këtë festival.

Kryetari I Prizrenit Shaqir Totaj tha në fillim të këtij festivali se gjëra të mira në kohë të fundit po ndoidhin vec në Prizren. Ai tha se ky është edicioni I 19 dhe ky festival tashmë është tradicional.

“ Ne themi se fëmijët janë e ardhmja jonë, unë po them se e ardhmja fillon këtu” tha Shaqir Totaj.

Në vazhdim 16 këngëtarët e vegjël u paraqitën para publikut me këngët e tyre.

Juria profesionale e përbërë nga Nora Rrema Alishani, Veton Perolli dhe Musa Bushrani vendosën që Cmimin Flurtura e argjëndë t’ia ndajnw këngëtares Leona Goranci e cila e këndoi këngën  Ndiq ëndrat e tua.

Cmimin e parë e fitoi kënga “Adoleshenca” e kënduar nga Lea Bedra. Cmimin e dytë e fitoi kënga Celulari i Altinit kënduar nga Greta Gjini ndërsa vendin e tretë e fitoi kënga Fjala nënë e kënduar nga Erdi Aliu,

Juria ndau edhe  edhe cmimin për interpretimin më të mirë, e cila iu nda këngës Gostivari e cila u këndua nga Lis Demiri. Për paraqitje skenike u shpëblye Amaro Gili, ndërsa debutante Nejla Ibrahimi.

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Lajmet e Fundit