Publikohet fotografia e 3 policëve kosovarë që u liruan nga paraburgimi

Tre policëve të cilët tash e dhjetë ditë kanë qenë duke u mbajtur në Serbi, iu është ndërprerë paraburgimi.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka publikuar një fotografi me ta.

Lirimi i policëve është konfirmuar edhe nga Gjykata e Kralevës, të cilët kanë thënë se ndaj tyre është marr vendimi për ndërprerje të paraburgimit.

Policët, sipas autoriteteve të Kosovës ishin kidnapuar më 14 qershor nga ana e forcave të Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, tre policët e arrestuar janë kidnapuar në afërsi të Leposaviqit, përderisa autoritetet serbe po thonë se ata janë arrestuar brenda territorit të tyre.

Ndaj tre policëve, më 16 qershor u vendos masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin e kryerjes së veprës penale armëmbajtje pa leje, e për lirimin e tyre pati kërkesa të vazhdueshme nga zyrtarët shtetërorë e ndërkombëtarë.

Lirimi i tyre iu kërkua prapë më 22 qershor presidentit serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit bilateral që ai pati me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit