“Gjendja nga pushimet” – Ronaldo shijon pushimet me ish-bashkëlojtarin te Manchester United

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shpërndarë disa fotografi nga pushimet e tij pas një sezoni relativisht të lodhshëm, ku në njërën nga fotot u pa edhe ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Diogo Dalot.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është aktualisht në pushime me familjen dhe miqtë e tij pasi ka përfunduar angazhimet ndërkombëtare me Portugalinë ku gjatë muajit qershor u përball me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Islandën. Kapiteni i Portugalisë ka postuar foto me ish-bashkëlojtarin dhe mikun e tij nga Manchester Unitedi, Diogo Dalot.

“Gjendja nga pushimet ?”, ka shkruar ai përkrah fotove të publikuara në rrjetin social Instagram.

38-vjeçari ka pushuar me fëmijët dhe të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, teksa çifti ka shpërndarë foto të shumta në jahtin e tyre luksoz, teksa sulmuesi kalon pak kohë cilësore jashtë fushës.

Ronaldo do të tentojë të shijojë në maksimum pushimet pasi do t’i duhet të kthehet në Arabinë Saudite për stërvitjen parasezonale me Al Nassr, që fillojnë në muajin korrik, me përgatitjet e fundit për sezonin e ri në Ligën Pro Saudite, me qëllimin e vetëm titulli kampion, të cilin nuk e arritën në sezonin e parë të 38-vjeçarit.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit