7.4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Haaland këshilloi Szoboszlai-n të kalonte te Liverpool

Dominik Szoboszlai zbuloi në një intervistë për “Nemzeti Sport” se Erling Haaland i Manchester City e ndihmoi atë të merrte vendimin për t’u bashkuar me Liverpool.

Liverpool njoftoi nënshkrimin e Szoboszlai të dielën dhe hungarezi është gati të fillojë aventurën e tij të re në “Anfield”. Playmaker-i u largua nga RB Leipzig pas një sezoni në Gjermani.

22-vjeçari tha në një intervistë se ylli i Manchester City, Haaland e ndihmoi atë të merrte vendimin për të luajtur në Premier League sezonin e ardhshëm.

“Ne kemi biseduar. Aq shumë që Erling (Haaland) më ka këshilluar edhe për gjetjen e pasurive të paluajtshme, dhe fare mirë mund të bëhemi fqinjë”, tha ai për “Nemzeti Sport”.

“Mësova prej tij se disa lojtarë jetojnë në gjysmë të rrugës mes Manchester dhe Liverpool në një zonë të qetë ku mund të ruhet privatësia dhe të hënën do të shoh se për çfarë po fliste. Jam shumë kurioz”.

“Dhe sigurisht, duke lënë mënjanë miqësinë tonë gjatë ndeshjeve Liverpool-Manchester City, sigurisht që do të jetë një përvojë fantastike të luajmë kundër njëri-tjetrit”, përfundoi ai.Albanian Post

Më Shumë

27-vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Janë bërë 27 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi

Aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sipas medieve shqiptare, aktori ka humbur betejën për jetën këtë pasdite...

Lajmet e Fundit