16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Jahjaga e Thaçi, urojnë ortodoksët me rastin e Krishtlindjeve

Krishlindjet ortodoksePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ryeministri i Kosovës, Hashim thaci kanë uruar besimtarët ortodoksë dhe qytetarët me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. ”Krishtlindjet janë një prej festave që i japin shpirt njerëzimit, përmes ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti”, thuhet në urmet e tyre.

”Të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës u shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse. Uroj që këtë ditë feste ta kaloni në atmosferë mirëkuptimi e dashurie për njëri-tjetrin, në gëzime, me familjet dhe me më të dashurit tuaj”.

Gjithashtu, uroj që në këtë ditë të shënuar, në familjet e të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës të mbretërojë paqja, lumturia dhe begatia. T’i gëzohemi të arriturave tona të përbashkëta në vitin që po lëmë pas, si dhe të lutemi për një jetë më të mirë e më të begatë në vitin në të cilin sapo kemi hyrë, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentes Jahjaga

Kurse, kryeministri Thaçi, thekson se Krishtlindjet janë një prej festave që i japin shpirt njerëzimit, përmes ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti.

“Kjo festë është festë e shpresës, e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, e dashurisë, e njohjes dhe përqafimit të vlerave njerëzore. Të na shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për t’iu dalë në ndihmë gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës, për të rritur e forcuar besimin në njëri-tjetrin, mes qytetarëve tonë dhe në gjithë botën.

Kjo ditë le të forcojë besimin tonë dhe të na shërbejë për ngritjen e humanitetit njerëzor, dashurisë dhe adhurimit në hyjnoren, në të madhërishmen, për të qenë më afër rrugës së drejtë. Kam nderin që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’ju uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse, me shpresën që ky vit të jetë vit i mirëqenies më të mirë për të gjithë ne”, thekson Thaçi.

Më Shumë

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Lajmet e Fundit