8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Për dy javë, në Shqipëri u gjobitën 135 kosovarë, vozitën nga 150 deri në 205 kilometra në orë

Policia e Shqipërisë, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që marrin rrugën për në bregdet të kenë kujdes me shpejtësinë.

Sipas njoftimit, në dy javët e para të korrikut janë gjobitur 135 shtetas të Kosovës, të cilët tejkaluan shpejtësinë e rrugës.

“Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8””.

“Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, nëntë shtetasve shqiptarë, sipas policisë, iu është pezulluar patentë shoferi nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, policia shqiptare ka dalë edhe me disa thirrje, si “udhëto me jetën në mendje” e “destinacioni pret”.

“Në fundjavë, në çdo aks ka radarë. Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret. Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik! Hiq celularin nga dora! Shto vigjilencën! ??Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës”.

Më Shumë

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit