Shtrenjtohet gruri, tash sigurisht edhe buka

Çmimet e grurit janë rritur ndjeshëm në tregjet globale, pasi Rusia ka paralajmëruar se do t’i ndalojë anijet që shkojnë drejt porteve të Ukrainës.

Çmimet e grurit në bursën evropiane u rritën për 8.2 për qind për ton të mërkurën, ndërsa ato të misrit u rritën për 5.4 për qind.

Rritja e çmimit të grurit ndodhi pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e OKB-së që siguronte kalim të sigurt për dërgesat e grurit që kalonin në Detin e Zi, shkruan BBC.

Në tri netët e fundit Rusia ka bombarduar hambarët e grurit të Ukrainës në Odesa e qytete të tjera, teksa ka parlajmëruar se nga e enjtja çdo anije që shkon në Ukrainë do të konsiderohet në anën e “regjimit të Kievit”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, tha se Rusia po planifikonte t’i godiste anijet civile dhe ta fajësonte Ukrainën.

Ndërkohë në një paralajmërim të ngjashëm me atë të Rusisë, Ukraina ka thënë se anijet që shkojnë drejt porteve ruse ose të pushtuara në Detin e Zi mund të shihen si transportuese të ngarkesave ushtarake.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit