7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Michael Jordan prapa kamerave – makthet e këqija dhe historia e fobisë ndaj ujit

Figura e Michael Jordan, si një ndër basketbollistët më të mëdhenj në histori, kapërcen botën e sportit.

Që në fillim të karrierës së tij, ai u shoqërua nga një atmosferë ylli që e mori në një dimension tjetër me lojën e tij fantastike, fantazinë dhe sukseset e tij të panumërta sportive.

Sukseset e tij të korrura ndër vite, e pozicionojnë atë si një nga sportistët më të mëdhenj në histori, por ndryshe nga legjendat e tjera aq të suksesshme si ai, magjia e tij nuk u zhduk me kalimin e viteve pas pensionimit të tij – ndodhi krejt e kundërta.

Jashtë fushës, ai vazhdoi gjithmonë të kultivonte atë atmosferë të mitit të gjallë që e shoqëron ende në moshën 60-vjeçe, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Kur luante, ai shihej rrallë në publik jashtë fushës, dhe në jetën e tij private kjo është ende kështu.

Kjo shpjegon aureolën e misterit që e ka rrethuar gjithmonë, atë të një personazhi mbi hyjnoren dhe njerëzoren. Pothuajse një qenie nga një planet tjetër.

Jordan e transferoi suksesin e tij sportiv në botën e biznesit, duke krijuar një bashkëpunime rreth figurës së tij me marka emblematike si Nike, Gatorade, Hanes, Upper Deck, 2K Sports, Presbyterian Healthcare dhe Five Star Fragrances.

Ai madje u bë një aksioner i shumicës së aksioneve të Charlotte Hornets, një nga dështimet e tij të pakta.

Sipas revistës Forbes, pasuria e tij është rreth 1.9 miliardë dollarë, që e vendos atë në mesin e 1500 njerëzve më të pasur në botë.

Çdo gjë që ai prek kthehet në ar, por pas atij mali milionësh, dhe megjithëse shumë e kanë të vështirë ta besojnë, ai është një njeri i vërtetë, me sëmundjet dhe frikën e tij.

Legjenda e Chicago Bulls, i cili e kaloi karrierën e tij duke futur panik në skuadrat kundërshtare, gjithashtu ndihet i shqetësuar dhe madje edhe i frikësuar ndonjëherë në jetën e tij private.

Është çmimi i ruajtjes së imazhit mitik që ka kultivuar ndër vite dhe që më shpesh e mban zgjuar natën.

Jordan e di se ai është idhulli i miliona njerëzve në mbarë botën dhe shqetësohet për dëmtimin e këtij imazhi dhe zhgënjimin e fansave që e adhurojnë atë.

Ai e rrëfeu këtë frikë vetë në një intervistë të thellë me GQ, derisa ishte shprehur – “ndonjëherë zgjohem në mes të natës me ëndrra të këqija”.

“Është gjithmonë si diçka që kam bërë. Kam grabitur një bankë. Ose kam bërë kokainë, ose i jam dorëzuar presioneve të drogës. Ose kam ndier presionin për të pirë. Këto janë të gjitha makthe”, tha Jordan.

Legjenda shtjelloi më tej se pse ai ndjente një frikë të tillë për ëndrrat dhe ankthet e tij.

“Ato janë makthe ku më ndodh diçka e tmerrshme që do të shkatërronte ëndrrat ose konceptimin e shumë njerëzve për mua; ky është makthi më i madh që jetoj çdo ditë. Po sikur të bëj një gabim? Si do të dukej?”, kishte shtuar ai.

Frika më e madhe e Jordan, mbetet mundësia për diskreditimin e figurës së tij publike.

“Të gjithë mendojnë se është e lehtë të jesh Michael Jordan me të gjitha gjërat e mira që më ndodhin, por gjërat që më frikësojnë më shumë janë gjërat e këqija, ato që do të rrëzonin Michael, imazhin e Jordanit. Kjo është frika më e madhe me të cilën përballem”, ka thënë legjenda e sportit.

Origjina e akuafobisë të cilën, Jordan e zbuloi në vitin 1992, në një intervistë për revistën Playboy

Michael Jackson.

Ngjarja që shkaktoi fobinë e tij ndaj ujit ndodhi kur ai ishte fëmijë.

“Një ditë shkova për të notuar me një shokun tim shumë të mirë dhe po argëtoheshim duke kapur dallgët. Në një moment, rryma ishte aq e fortë sa që e gëlltiti dhe ai më kapi që të mos fundosej. Quhet një ‘bravë vdekjeje kur dikush mund t’i thyejë’ dorën sepse më tërhiqte zvarrë dhe do të më merrte me vete, nuk munda ta shpëtoja dhe vdiq”, ka rrëfyer ai.

“Isha shtatë-tetë vjeç, tani nuk i afrohem as ujit”, ka shtuar ai.

Kontakti me ujin duket si i pamundur për Michael Jordan.

“Unë nuk notoj, nuk shkoj mirë me ujin. Unë nuk hip në varkë nëse nuk kam jelek shpëtimi dhe nuk shkoj me varka të vogla. Nuk e marr mend çfarë mendojnë njerëzit për këtë”, ka thënë ai.

“Të gjithë kanë një fobi nga diçka, dhe e imja është uji. Unë nuk hyj më në ujë, përpiqem të qëndroj jashtë tij”, ka përfunduar ai. Albanian Post 


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira, bie në kontakt me djalin

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka bërë të ditur mbi një zhvillim të fundit, ku thotë se ka komunikuar me djalin e saj. Ajo...

Moti sot i vranët por me intervale me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët por do të ketë intervale me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat...

Lajmet e Fundit