1.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

OVLUÇK në Rogovë të Hasit hoqi nga lista 1,300 veteranë të rremë

Në Rogovë të Hasit Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon pastrimin e listave nga veteranët e rremë.

Për një vit e gjysmë u hoqën më shumë se 1, 000 emra të personave, të cilët nuk arritën të dëshmonin se ishin luftëtarë.
“Kur e kemi marrë përsipër organizatën, numri ka qenë 4682 veteranë. Pas një viti e gjysmë i kemi heq 1, 300 veteranë, duke i shkëputë nga paga në mungesë të dëshmive dhe dokumentacionit”, thotë Xhevdet Thaçi kryetar i OVL të UÇK në Rogovë.

Procesi i pastrimit që bëhet përmes dorëzimit të dosjeve në prokurori nuk është i lehtë.

“Kemi pasur vështirësi, kërcënime. Por, këto nuk na ndalin…”, thotë një veteran i kësaj organizate.
Megjithatë, ka optimizëm se lista do të pastrohet tërësisht.

“Besoj se në vitin 2024 zona jonë e Hasit do jetë tërësisht e pastër. Do të kthehet numri në 1200”, tha Thaçi.

Ndërkohë, në qendër procesi i pastrimit të listave ka ngecur, meqenëse ka edhe proces gjyqësor ndaj komisionit për verifikimin e veteranëve.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar nëse ka ndonjë plan konkret për nisjen e procesit të pastrimit listave në nivel shtetëror, raporton ATV.

Për këtë çështje të paktën deri në publikimin e kësaj kronike nuk është deklaruar as Organizata e Veteranëve të Luftës. Megjithatë, sugjerohet që puna në këtë drejtim të fillojë sa më shpejt.

“Pastrimi i listave së pari do t’u shërbente vetë veteranëve, për shkak se ne si IKD e kemi thënë që ka pasur fryrje. Dhe vetëm përmes proceseve gjyqësore do pastrohen, dhe më pastaj të mos kemi probleme që na shfaqen”, thonë në OVL të UÇK.

Organizata e Veteranëve ka shprehur pakënaqësitë pas miratimit të Ligjit për Pagën minimale, pa u përfshirë pensioni i veteranit.

Sipas të dhënave të Qeverisë, statusin e veteranit e kanë 53.000 persona. Kryeministri Kurti që gjatë luftës punonte në zyrën politike të UÇK-së, disa herë ka deklaruar se veteranë nuk ishin më shumë se 20.000 persona.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Kastrati viziton kishën katolike në Kërvasari, thekson rëndësinë e harmonisë ndërfetare

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar sot Kishën Katolike në fshatin Kërvasar, ku është pritur nga Don Fran Kolaj, një intelektual...

Sytë kah Prizreni këtë fundjavë: Dy përballje kyçe në ‘Sezai Surroi’ për mbylljen e vitit

Xhiroja e fundit e vitit në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë emocione të mëdha këtë fundjavë, me dy ndeshje kyçe që...

Lajmet e Fundit