11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Ylli i Botërorit rrëzohet pa ndjenja në stërvitje pas një shtrëngimi në kraharor (VIDEO)

Ylli i Kupës së Botës, Linda Caicedo mund të mos shfaqet më në turne pasi kolumbiania u rrëzua në stërvitje dhe skenat shqetësuese u kapën në video.

18 vjeçarja, u dërgua me urgjencë në spital dhe ishte pa ndjenja për të paktën 90 sekonda, ndërsa mjekët dhe shoqet e tmerruara të skuadrës nxituan për ta ndihmuar në bazën e ekipit në Sydney.

Ylli në rritje më vonë u largua nga spitali, por nuk ka gjasa të luajë në ndeshjen e vendit të saj kundër Gjermanisë të dielën.

Pamjet tregojnë yllin duke vrapuar me shoqet e skuadrës para se ajo të ndalojë papritur, të shtrëngojë kraharorin e saj dhe të bjerë në tokë.

Lojtaret e shqetësuara u mblodhën rreth saj përpara se një grua që duket se është anëtare e stafit stërvitor të dalë në skenë, e ndjekur nga punonjës të tjerë të ekipit, njëri prej të cilëve mbante një çantë.

Caicedo rifitoi vetëdijen pasi ishte në barelë gati për t’u dërguar në spital për trajtim.

Një anëtar i stafit mjekësor të Federatës Kolumbiane të Futbollit tha më vonë se Linda është “shumë e lodhur” por është “kthyer në normalitet”. “Ajo që ndodhi ishte vetëm një simptomë e të gjithë stresit dhe kërkesave fizike të një Kupe Botërore”. tha zyrtari i ekipit.

Caicedo, e cila shënoi një gol të paharrueshëm kundër Koresë së Jugut në stadiumin e futbollit të Sidneit në fillim të kësaj jave, nuk është e panjohur për fatkeqësitë.

Në moshën 15-vjeçare ajo u diagnostikua me kancer në vezore, me sëmundjen që kërcënonte t’i shkatërronte karrierën e saj futbollistike.

Ajo kishte nevojë për një operacion për të hequr një tumor dhe iu nënshtrua gjashtë muaj kimioterapie para se të kthehej në futboll. Albanian Post 

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Kërcënohet u.d. kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu – reagon KPK dhe ZKPSH

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar ashpër kërcënimin që është bërë gjatë ditës së sotme përmes...

Ka nisur shenjëzimi i rrugëve në Prizren

Sot ka filluar zbatimi i fazës së parë të projektit për shenjëzimin horizontal, vertikal dhe sinjalizues në territorin e Komunës së Prizrenit, nën drejtimin...

Lajmet e Fundit