9.3 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Rruga Tetovë – Prizren do të shkurtohet për dy orë e gjysmë

Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve.

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta. Për këtë do të qëndrojë edhe në një vizitë në Tetovë të premten, kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Përveç Tetovës, Kurti pritet ta vizitojë edhe Çairin e Shkupit.

“Pas emërtimit të një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Komunën e Çairit, kryeministri Kurti do të niset për në Komunën e Tetovës ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami. Menjëherë pas takimit do të vazhdojnë për në rrugën që lidh fshatin Sellcë me Vejcë, për të promovuar një ide që do të lidhë turizmin malor mes Tetovës dhe Prizrenit”, tha për RTK Albi Qamili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Hapja e rrugës që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin po mirëpritet nga banorët duke u konsideruar si projekt me rëndësi të veçantë.

“Rruga për Prizren është më se e mirëseardhur për këtë popullatë dhe për ate në Prizren, se edhe ata kanë nevojë për të ardhë në qytetin tonë. Ne do mund të shkojmë në Prizren në rrugë më të shkurtuar. Kështu që mendoj se është më se e nevojshme””, tha një qytetar.

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta./RTK

Më Shumë

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin...

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Lajmet e Fundit