Nusja e Atmaxhës denoncon vjehrrin në polici/Më përzuri nga shtëpia

Nusja e një familje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, ka denoncuar vjehrrin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar pas disa konflikteve që kishte me kunatën e saj, vjehrri e ka dëbuar nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është ftuar që të paraqitet në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit në stacion policor.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit